RRËZIMI I AEROPLANIT RUS, KËRKIME NË ZONËN E AKSIDENTIT NË AFËRSI TË MOSKËS

384
0
SHPËRNDAJE

Qindra hetues rusë po kërkojnë për mbetje të viktimave nëpër fushat e mbulluara nga bora në afërsi të Moskës, ku u përplas një aeroplan udhëtarësh, me ç’rast vdiqën të gjithë 71 personat që ndodheshin në bordin e tij. 65 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit vdiqën kur aeroplani i kompanisë Saratov Eirllajners u rrëzua në tokë vetëm disa minuta pasi u ngritë nga aeroporti i Domododevos në Moskë të dielën.

Moti i keq, një gabim njerëzor apo ndonjë dështim teknik po shihen si shkaqe të mundshme të aksidentit, me zyrtarët që e kanë përjashtuar terrorizmin si shkak të mundshëm. Ky është aksidenti i parë i këtij lloji në Rusi në mëse një vit. Antonovi An-148 po udhëtonte drejt Orskit në malet e Uralit, kur u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, rreth 80 kilometra në jug-lindje të Moskës. Rrënojat e tij dhe pjesë të trupave të viktimave janë përhapur në një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh në tokë.

Më shumë se 700 njerëz janë përfshirë në operacionet e kërkimit, ndërkohë që ministria ruse e shëndetësisë thotë se mund të duhet deri në një javë kohë deri në mbledhjen e të gjitha mbetjeve të viktimave, ndërsa deri tani janë gjetur mëse 200 pjesë të trupave të udhëtarëve.

Presidenti rus Vlladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se janë thellë të pikëlluar nga tragjedia. Punonjësit e emergjencës kanë konfirmuar se kanë gjetur edhe regjistruesin e dytë të fluturimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU