ZËVENDËSKANCELARI I AUSTRISË NË CAK TË KRITIKAVE, ME DEKLARATAT PËR KOSOVËN, SHTRAHE PO NDEZ ZJARRIN NË BALLKAN

450
0
SHPËRNDAJE

Zëvendës-kancelari i Austrisë, Hajnc Kristian Shtrahe, i cili po qëndron për vizitë në Serbi, është vënë në thumb të kritikave të partive opozitare në vendin e tij. Opozita ka kritikuar Shtrahen se me deklaratat e tij, ai po minon paqën në Ballkan.

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokratike, Jërg Lajhtfrid, tha se Shtrahe, në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, ka injoruar koncenzusin e Evropës.

Lahtrfrid, i cili ishte ish-ministër i Komunikacionit, nënvizoi se Bashkimi Evropian është i mendimit se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet bisedave.

Sipas tij, Shtrahe, në prag të fillimit të vizitës në Beograd, në mënyrë të panevojshmeka hedhur vaj në zjarr në lidhje me marrëdhëniet Kosovë dhe Serbi, duke harruar me këtë rast se është pjesë e Qeverisë së Austrisë.

Edhe zëdhënësja e partisë NEOS, Kladia Gamon, tha se Shtrahe dhe Partia e tij e Lirisë nuk po heqin dorë nga deklaratat nxitëse, të cilat po ndezin zjarrin në Ballkan.

“Fakti se Shtrahe po vë në dyshim qëndrimin e Austrisë dhe po minon arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është një gjë e papranueshme dhe vetëm sa po nxit konfliktin mes dy fqinjëve”, u theksua në komunikatën e lëshuar nga Gamon.

Ajo më tutje shtoi se irriton në veçanti fakti se këto deklarata u bënë, pasi që Bashkimi Evropian shpalosi strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

“Komisioni i Evropës ka bërë të qartë se Serbia duhet të gjejë një zgjidhje me fqinjin e saj, Kosovënm, para se të ketë mundësi të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Me këtë nxitje, Shtrahe po vështirëson arritjen e marrëveshjen. Ai si zëvendës-kancelar duhet ti jep përfundimisht fund deklaratave nxitëse në Ballkan”, nënvizoi Gamon.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU