PRESIDENTI I SERBISË NË KROACI, ZAGREBI NËN “SHTET-RRETHIM”, PROTESTA KUNDËR VUÇIQIT

529
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Allesandër Vuçiq, filloi sot vizitën e tij dyditore në Zagreb, me ftesën e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Vuçiq i prit me nderime shtetërore nga ana e Grabar-Kitaroviqin, e më pas, dy presidentet zhvilluan një takim në katër në rezidencës presidenciale në Zagreb.

Sa i përket masave të sigurisë, autoritetet kroate në Zagreb kanë pozicionuar edhe snajperistë, të cilët do të përkujdesen për sigurinë e delegacionit serbë.

Vuçiq u prit me protesta, të cilat në Sheshin e Bane Jellaçiqit u organizuan nga veteranët e luftës dhe nga të vejat e luftës Atdhetare në Kroaci. Protestuesit shpalosën transparentin me mbishkrimin “Serbia duhet të jep përgjegjësi për gjenocid dhe të paguaj dëmshpërblim”.

Pas takimit, Grabar-Kitaroviq dhe Vuçiq mbajtën një konferencë për shtyp. Presidentja kroate tha se gjatë takimit është biseduar për shumë tema dhe çështje të hapura dhe nënvizoi se gjëja më e rëndësishme është që ajo dhe Vuçiq janë pajtuar që të vazhdojnë bisedat.

Grabar-Kitaroviq tha se nuk është biseduar për të kaluarën e përgjakshme mes dy vendeve, por tema të tjera, përfshirë këtu edhe çështjen e përcaktimit të kufijve, me ç’rast qartësoi se nëse dy palët nuk arrijnë të pajtohen për kufijtë, atëherë çështja do të bartet në institucionet ndërkombëtare.

Vuçiq nga ana e tij theksoi se Serbia dhe Kroacia, pa marrë parasysh se a dëshirojnë apo jo, duhet të kenë marrëdhënie më të mira në të ardhmën, duke qartësuar se dy palët kanë dallime sa i përket kufirit, por shtoi se shpreson se kjo çështje do të zgjidhet me dialog mes dy palëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU