“NO PASARAN” TROKET NË DYERT E AMBASADAVE, GJYQËSORI I ZHGËNJEU TË SHKYÇURIT NGA NGROHJA QENDRORE

431
0
SHPËRNDAJE

Qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore ankohen se reformat e paralajmëruara në sistemin gjyqësor nuk po zhvillohen sipas ritmit të pritur, ndërsa në gjyqësi pothuajse nuk ka asnjë ndryshim. Një numër i madh i qytetarëve të cilët u shkyçën nga sistemi i ngrohjes qendrore në Shkup thonë se çdo ditë humbin kohë nëpër labirintet e gjykatave. Marijan Nenov nga shoqata “No Pasaran” thotë se pasiviteti i institucioneve i ka shtyrë ata që të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare.

“Ne i kemi informuar ambasadat e huaja dhe zyrën e Bashkimit Evropian për problemin të cilin e kemi me ngrohjen qendrore, ndërsa këtu në këtë problem është e kyçur edhe gjyqësori, këtu janë të kyçur edhe noterët dhe përmbaruesit”, u shpreh Marijan Nenov, Shoqata “No Pasaran”.

Ata kanë kërkuar ndihmë juridike edhe nga avokati i popullit, por prej atje thonë se përderisa janë në fuqi rregullat aktuale, qytetarët ngelen “me duar të lidhura”.

“Derisa nuk ndryshohen ato rregulla të gjithë ata të cilët nuk paguajnë, për fat të keq i humbasin të gjitha lëndët gjyqësore përderisa nuk i paguajnë faturat, po flas për personat e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore”, tha Zoran Bibilovksi, Avokat.

Njerëzit të cilët jetojnë në ndërtesa me ngrohje qendrore, por që janë të shkyçur nga sistemi i ngrohjes, për disa vite me radhë protestojnë çdo të shtunë  kundër vendimit që ata të paguajnë një shumë të caktuar të hollash për një shërbim për të cilin, siç thonë ata, nuk e përdorin. Nga muaji në muaj, faturat mblidhen, ndërsa borxhi i tyre rritet. Tek disa prej tyre tani më përmbaruesit kanë filluar të trokasin në derë , por ata vazhdimisht kundërshtojnë që të paguajnë për një shërbim të cilin nuk e përdorin. Tani këta persona kërkojnë që të kyçen në përpunimin e ligjit të ri për përmbarim, por deri tani nuk janë thirrur në një debat publik.

“Presim që të na thërrasin ashtu siç na është premtuar, për ndryshim të ligjit për përmbarim dhe ligjin për noter- duam të marrim pjesë në atë ligj. Mendojmë se mundemi të kontribuojmë shumë dhe përfundimisht qytetarët të çlirohen nga kjo e keqe”, shtoi Nenov.

Qeveria premtoi zgjidhje të problemit të këtyre qytetarëve përmes ndryshimeve në ligjin për energjetikë. Por tani për tani ata ende janë duke marrë fatura, të cilat varësisht nga madhësia e banesës, arrijnë deri në 1000 denarë në muaj. Kompania e furnizimit me energji elektrike mendon se me shkyçje nga sistemi ata nuk janë krejtësisht të izoluar nga përdorimi i nxehtësisë nga sistemi për ngrohje qendrore, përmes gypave të cilët kalojnë përmes banesave të tyre. Banorët e tjerë thonë se janë të detyruar që të paguajnë fatura më të lartë, si kompensim të asaj që nuk e paguajnë banorët e shkyçur nga sistemi.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU