PROPOZIME PËR REFORMA NË FONDIN PENSIONAL, KONTRIBUTE MË TË LARTA DHE RRITJE TË KUFIRIT TË MOSHËS

536
0
SHPËRNDAJE

Nevojiten reforma urgjente në Fondin pensional, për shkak se sistemi është i paqëndrueshëm, ndërsa vrima financiare nga viti në vit gjithnjë e më shumë po thellohet. Nevojitet që të rritet kufiri i moshës, por edhe të paguhen kontribute më të larta në Fondin pensional. Këtë e theksuan ekspertët e Institutit për hulumtime ekonomike FINANCE Think, të cilët bënë një analizë e cila tregon se në qoftë se dëshirojmë një Fond të konsoliduar në aspekt financiar me deficit të përgjysmuar, duhet të mos rriten më pensionet jashtë harmonizimeve ligjore, por edhe të eliminohen masat populiste të cilat e ngarkojnë fondin.

“Çka do të ndodhë nëse nuk ka reforma në pensione? Edhe sipas supozimit se ekonomia do të rritet, edhe sipas supozimit se shkalla e punësisë do të rritet, madje pas 20 viteve, rezultatet do të tregojnë se shkalla e papunësisë do të arrijë  7%. Por, deficiti – ai i cili është shtylla e parë do të rritet edhe më tej dhe do të jetë barrë për buxhetin dhe për 20 vite do të arrijë 31 miliardë denarë”, tha Bllagica Petreski, Finance Think.

Nga instituti janë të vetëdijshëm se reformat në fondin pensional do të zhvillohen me vështirësi dhe se efektet prej këtyre reformave do t’i shohim pas 10 vjetëve. Eksperti Pavle Gacov propozoi që shpenzimi nga rritja e kontributeve të ndahet mes punëdhënësit dhe punëtorit, për shkak se, paraprakisht, kur kontributet janë zvogëluar, dallimin e shumës nuk e ka marrë punëtori, por punëdhënësi.

“Në lëvizjen e qëndrueshmërisë së financave publike, mund të vërejmë më shumë transfere të mjeteve nga buxheti në Fondin për Sigurim Pensional. Qëndrueshmëria e tij është barra e rëndësishme dhe do të kalojë 20  përqindëshin e këtij transferimi. Presim që në të ardhmen të rritet edhe më shumë kjo përqindje, nëse mbetet në këtë nivel të mbledhjes së kontributeve”, u shpreh Gacov.

Efektet e këtyre masave sipas FINANCE Think thonë se në 20 vitet e ardhshme, kursimet fiskale do të rriten mbi 400 milionë euro. Parashihet se reformat e propozuara mund ta zvogëlojnë deficitin në Fond, dhe pas 5 viteve do të lëvizë nga 1,5 deri në 3,1% të TVSH-së, dhe prej 0,7 deri në 3,3% të TVSH-së pas 20 viteve. Në vend ka mbi 320 mijë pensionistë, ndërsa për këtë vit nga buxheti parashihen rreth 900 milionë euro për pagesën e pensioneve, që në krahasim me vitin e kaluar do të thotë rritje prej pothuajse 35 milionë euro. Sipas llogaritjeve, 1,7% të punësuar punojnë që një pensionist të marrë pension, gjë që nuk është në pajtim me standardet evropiane dhe konsiderohet si një trend i paqëndrueshëm.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU