14 ADMINISTRATORË NË 20 METRA KATROR, TARAVARI I AKUZON SE PO FOTOGRAFOJNË DOKUMENTE TË BESUESHME

799
0
SHPËRNDAJE

Këto dy zyre që nuk janë më të mëdha se 20 metra katrorë, janë vend pune për 14 administratorë të komunës së Gostivarit, të cilët kryetari i ri vendosi që t’i zhvendos.  Shumica e tyre janë udhëheqës të sektorëve dhe persona që janë të punësuar në komunë për më shumë se 10 vjet.
“Do të kërkoj falje publike prej çdo administratori në qoftë se Taravari ia ka ulur rrogën 1 denar. Në qoftë se gradën e atij në administratë publike ia kam ulur njërit, unë do të kërkoj falje publike. Do të them më falni se e kam bërë këtë”, tha Arben Taravari, Kryetar i Gostivarit.
Taravari thotë që nuk e ka degraduar dhe nuk ia ka ulur rrogën asnjërit prej tyre, por kjo sipas administratorëve është se nuk ka mundësi ligjore.
Ai thotë se nuk kam degraduar, kurse nuk ka të drejtë ligjore ta bëj atë. Kryetari i komunës përveç sekretarin që e emëron me ligj asnjë tjetër nuk mund ta emëroj. Nuk ka kabinet! Ka rregullore edhe ligj se si punohet sepse ai del dhe e kamuflon të vërtetën.
14 administratorët vinë çdo dit në punë, por një orë më herët se kolegët e tyre që janë në godinën e komunës. Qëndrojnë tetë orë në punë, por nuk punojnë asgjë, e as kryetari nuk kërkon nga ata që të kryejnë ndonjë detyrë.
“Për momentin ne nuk pranojmë asnjë lëndë për punë. Orarin e kemi të ndryshëm nga administrata e cila është në objektin komunal. Ne orarin e punës e kemi prej ora 07:00 në mëngjes deri në ora 15:00, e ata e kanë prej orës 08:00 deri më 16:00. Neve na ndryshon edhe orari për shkak se ne jemi vendosur në ndërmarrjen komunalec, e ata punojnë me atë orar edhe neve me urdhërese na është që të punojmë në me të njëjtin orar”, tha Resmi Ejupi, udhëheqës i departamentit.
Se çfarë do të ndodhë me administratorët nuk e din saktë as Taravari.
“Planifikojmë të rrisim edhe një etazh ta bëjmë në komunë.
Unë nuk kam hapësirë në komunë. Në qoftë se mundeni tash kaloni ka komuna edhe shihni zyrat… Çdo zyre është ka 6,7,8 vetë. Janë përzgjedh të largohen ata të cilët unë nuk mund t’i shfrytëzoj, ata të cilët fotografojnë dokumente të cilët janë të besueshme në komunë dhe i dërgojnë gjithandej”, tha Taravari.
Por nga godina nuk janë larguar vetëm persona që kanë qasje në dokumente, por edhe rojtar.
Lidhur me emërimin e drejtorëve të ri nëpër shkolla, Taravari tha se është munduar që ta minimizoj sa më shumë që është e mundur përzierjen e politikës, por nuk mohon që bërë edhe përzgjedhje politike.
“A ka pas zgjedhje politike…? Ka pas por jemi mundu që sa më pak të jen ato”, u shpreh Taravari.
Për ta vlerësuar tremujorshin e parë të Taravarit, konferencë për media thirri kundërkandidati i tij, Nevzat Bejta. Ai tha se kryetari i ri i komunës nuk po realizon programin që e premtoi, por po merret me ofendime dhe akuza për të cilat nuk ka prova. Bejta tha se vetëm për 100 ditë si kryetar i komunës, Taravari i ka punësuar më shumë se 50 militant partiak. Ish-kryetari i Gostivarit nuk harroi tu përgjigjet edhe akuzave që në opinionin i nxori Taravari, për keqpërdorimet eventuale gjatë shitjes së pronave shtetërore. Bejta ftoi Taravarin që provat ti dërgoj në prokurori, e ai do të jetë aty që të përgjigjet.
“Nëse Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e vet ka gabuar diçka, a bërë shkelje ose ka harxhuar një euro jashtë procedurave ligjore, unë e udhëzoj dhe e këshilloj dhe i jap edhe mësim që duhet të ngrit procedurë në Prokurorinë e Gostivarit dhe unë jam i gatshëm të përgjigjem.
Këtë gjë nuk e bëri kur erdhi në krye të ministrisë, ku paraardhësi i tij ishte Nikolla Todorov”, tha Bejta.
Bejta rikujtoi se edhe ish kryetari i komunës, Rufi Osmani, ka harxhuar 40 mijë euro para të qytetarëve dhe ka angazhuar kompani për revizion, por nuk ka gjetur asnjë gabim në punën e tij.

Përgatiti: Furkan Saliu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU