PËRPLASJE MIDIS POLICISË E PROTESTUESVE NË ITALI, SITUATA TENSIONOHET PAS PLAGOSJES SË 6 EMIGRANTËVE NË MASERATA

378
0
SHPËRNDAJE

Autori i sulmit pretendon se ka vepruar në zemërim e sipër, me të mësuar se një nigerian u akuzua për vrasjen e një 18-vjeëareje vendase dhe copëtimin e trupit të saj. Ekstremistët dolën me vrull në rrugë, por u zmbrapsën shpejt nga policia, ndërsa një grup protestuesish kundërshtarë të tyre thërrisnin me të madhe “ne jemi të gjithë anti-fashistë”.

Dhjetëra vetë morën pjesë në protestën e paautorizuar nga autoritetet, që u organizua nga partia e ekstremit të djathtë “Forca Nuova”, për shpërndarjen e së cilëve ndërhynë edhe forcat e rendit të cilat përdorën edhe shkopinjë gome.

Dymbëdhjetë aktivistë u dërguan në stacionin e policisë dhe mund të përballen me akuza për shkeljen e urdhrit të policisë, që kishte ndaluar tubimin. Udhëheqësi i “Forca Novas, Roberto Fiore ishte përpjekur ta reklamonte protestën përmes një posteri, ku shkruhej “Njerëzit vdesin prej emigracionit”.

Edhe pse e bëri të qartë se nuk e mbështet veprimin e autorit të të shtënave, Luka Traini, Fiore tha se agresori ishte edhe vet një viktimë e situatës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU