HAZARD: UNË TE REALI? NUK I DIHET

431
0
SHPËRNDAJE

Futbollisti belg nuk ka refuzuar që një ditë të transferohet në Madrid

Eden Hazard ka thënë që është i lumtur te Chelsea, por ka refuzuar të përjashtojë mundësinë që në të ardhmen do të transferohet te Real Madridi.

Janë pikërisht “Los Blancos”, që tash e sa kohë e pëlqejnë yllin belg dhe mund të ndodhë që në verë Hazard të transferohet në Santiago Bernabeu.

“Në futboll kurrë nuk i dihet”, ka thënë Hazard për gazetën Marca.

“Unë jam i lumtur te Chelsea dhe i fokusuar në skuadrën time, por të shohim se çfarë do të na sjellë e ardhmja”, ka theksuar ai.

Admirim për 27-vjeçarin ka shprehur edhe trajneri i Realit, Zinedine Zidane, që kohë më parë kishte deklaruar se Hazard është lojtari i tretë më i mirë në botë, pas Messit e Ronaldos.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU