PE REKOMANDON HEQJEN E PRAKTIKËS TË LËVIZJES SË AKREPAVE TË ORËS

710
0
SHPËRNDAJE

Pas votimit në Parlamentin e Evropës

Deputetët e Parlamentit të Evropës kanë marrë vendim që Komisionit të Evropës ti rekomandojnë shfuqizimin e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës.

Praktika e deritanishme në Bashkimin Evropian ishte që dy herë në vjet, në pranverë dhe vjeshtë, akrepat e orës të zhvendosen për një orë.

Kërkesa për shfuqizimin e praktikës së lëvizjes së akrepave dy herë në vit u bë, për shkak të dëshmive se kjo praktikë ka ndikim negativ.

Parlamentarët, të cilët angazhohen për shfuqizimin e praktikës së deritanishme kanë argumentuar se hulumtimet kanë dëshmuar se një e pesta e popullatës vuan nga problemet shëndetësore për shkak të ndërrimit të orës.

Përveç ndikimit negativ në bioritëm, lëvizja e akrepave të orës ndikon edhe në shtimin e aksidenteve në komunikacion, shkakton çrregullime në familje, si dhe ndikon në rënien e produktivitetit në vendin e punës, është theksuar më herët.

Vendimi për të lëvizur akrepat ishte marrë për të kursyer energji, por ky qëllim nuk është përmbushur dhe se efektet negative të lëvizjes së akrepave të orës janë regjistruar edhe në sektorët e industrisë dhe të turizmit.

Llogaria verore dhe dimërore e kohës është një praktikë që më herët është shfuqizuar në Rusi, Turqi, Bjellorusi dhe Islandë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU