EKZISTON RREZIKU NGA LUFTA MES RUSISË DHE EVROPËS

479
0
SHPËRNDAJE

Raport i Konferencës së Sigurisë në Munih.

Për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve për kontrollin e armatimit, për shkak të manovrave ushtarake dhe për shkak të shtimit të forcave ushtarake, është shtuar mundësia për fillimin e një lufte, thuhet në raportin më të ri për situatën e sigurisë në Evropë.

Të gjitha këto elemente mund të nxisin fillimin e një lufte të paqëllimshme mes Evropës dhe Rusisë thuhet në raportin, e publikuar para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila zhvillohet javën e ardhshme.

Në raportin me titull :Deri në cep dhe prapa” flitet për trysninë gjithnjë e më të madhe ndaj marrëveshjeve për armët bërthamore dhe shprehet brenga për situatën e sigurisë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

NATO këmbëngul se nuk dëshiron një garë të re të armatimit me Rusinë, por situata aktuale mund të sjellë deri te përkeqësimi i mëtutjeshëm i situatës së sigurisë në Evropë, thuhet në raportin i cili u publikua sot.

“Në këtë situatë të rrezikshme, vlerësimet e gabuara dhe mosmarrëveshjet shumë lehtë mund të nxisin një konflikt të paqëllimshëm ushtarak”, thuhet në raport.

Rreth 500 zyrtarë të lartë qeveritar dhe ushtarak nga Evropa, Afrika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet e Gjirit do të debatojnë për sfidat e sigurisë në takimin vjetor të Konferencës së Sigurisë në Munih, që do të zhvillohet më 16 deri më 18 shkurt.

Konflikti në Ukrainë paraqet një pengesë të madhe për zbutjen e tendosjeve mes Rusisë dhe Amerikës dhe vendimi i Uashingtonit për të furnizuar Ukrainën me armatim, me gjasë do të forcoi edhe më shumë këtë pat-pozicion, thuhet më tutje në raport.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU