NJË DITË PAS TËRMETIT NË TAIVAN, RRITET NUMRI I TË VDEKURVE DHE I TË ZHDUKURVE

440
0
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Tajvan kanë vazhduar gjatë ditës së sotme operacionet për kërkim dhe shpëtim, pas tërmetit me fuqi 6.4 shkallë të Rihterit, i cili dridhi ishullin të martën. Sipas zyrtarëve, pas tërmetit të parë, janë regjistruar edhe dhjetëra tërmete pasuese. Më së shumti nga tërmeti u godit qyteti bregdetar, Hualien dhe autoritetet raportuan edhe për mbi 200 të lënduar.

Qyteti Hualien, i cili gjendet rreth 180 kilometra larg kryeqytetit Tajpeh, jetojnë rreth 100 mijë banorë.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në qytet, ndërsa mbi 40 mijë amvisëri kanë mbetur pa furnizim me ujë, ndërsa 9 mijë të tjera pa furnizim me rrymë.

Për vizitë sot në Hulian shkoi edhe presidentja e Tajvanit, Can Ing Ven, e cila kërkoi nga kabineti dhe ministritë që të aktivizojnë menjëherë mekanizmin për katastrofa, për të ofruar sa më shpejtë ndihmën e nevojshme.

Pas tërmeteve dytësore, të cilat vazhduan ta dridhin qytetin gjatë natës, shumë banorë u strehuan nëpër strehimore dhe në një stadium.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU