Ditët në vijim, temperaturat do të jenë në ngritje

TË FUNDIT

Temperatura të mëngjesit nën zero priten edhe gjatë ditëve në vijim. Gjatë ditës, temperaturat do të jenë në ngritje, por megjithatë, ato të mëngjesit do të jenë negative, vende-vende edhe nën -10 gradë.

Meteorologët për nesër paralajmërojnë mot me diell, me vranësira të vogla mesatare dhe me temperature shumë të ulëta të mëngjesit. Sipas parashikimit të DPHM-së, nesër temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri -20 gradë. Në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët lindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të kohëpaskohshme të bores.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil. Temperaturat ditore do të jenë në ngritje, por minimalet di të mbeten nën zero. Nëpër disa fushëgropa është e mundur edhe paraqitja e mjegullës së mëngjesit.