KYLIE JENNER BËHET NËNË PËR HERË TË PARË

436
0
SHPËRNDAJE

“Shtatzënia ka qenë eksperienca më e bukur, më fuqizuese dhe më ndikuese e jetës sime”

E famshmja, Kylie Jenner më 1 shkurt është bërë nënë për nënë për herë të parë, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur këtë lajm të dielën përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Mes shumë aludimeve se çfarë priste Kylie, djalë apo vajza, ajo ka treguar edhe gjininë e fëmijës. Kylie dhe i dashuri i saj, Travis Scott janë bekuar me një vajzë.

“Më falni që nuk iu tregova gjë edhe pse ju vazhdonit hamendësonit. E di që jeni mësuar t’ju marr me vete në çdo udhëtim timin. Shtatzënia ime ishte diçka që zgjodha ta bëja larg syve të botës. E dija që duhet të merrja pak kohë që të përgatitesha për rolin e një jete në një ambient të qetë, të shëndetshëm e pa stres. Nuk ka një moment befasie, apo deklaratë të paguar të planifikuar. E dija që foshnja ime do të ndjente çdo stres dhe çdo emocion timin kështu që zgjodha ta bëj në këtë mënyrë për jetën time të vogël dhe lumturinë tonë. Shtatzënia ka qenë eksperienca më e bukur më fuqizuese dhe më ndikuese e jetës sime. Në fakt do të më marrë malli. I vlerësoj miqtë dhe sidomos familjen time që më ndihmuan ta bëj këtë moment sa më privat të ishte e mundur. Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme u lind më 1 shkurt dhe mezi po prisja ta ndaja me ju këtë bekim. Ndjej aq shumë dashuri dhe lumturi sa mund të shpërthej. Faleminderit që më kuptuat”- ka shkruar Kylie në Instagram./21Media

♥️

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU