RREZIKU NGA PLASTIKA, PO DËMTON JETËN DETARE

398
0
SHPËRNDAJE

Mendohet se disa balena mund të gëlltisin me qindra fragmente plastike në ditë

Mbi rreziqet e plastikes në oqeane, vëmendja është tërhequr dhe herë të tjera, por këtë radhë shkencëtarët po kërkojnë me ngulm të hulumtohet ndikimi i saj tek balena, peshkaqenë dhe rajat që përdorin ushqime të vogla si planktoni, nga uji i detit.

Gjigantët e ujit sipas ekspertëve përballen me “rreziqe të konsiderueshme” nga mikroplastika. Mendohet se disa balena mund të gëlltisin me qindra fragmente plastike në ditë.

Prioritare për monitorim konsiderohen Gjiri i Meksikës, Deti Mesdhe dhe Gjiri i Bengalit. Një grup kërkuesish nga SHBA, Australia dhe Italia janë bërë bashkë për të verifikuar rrezikun që përbën mikroplastika për të ashtuquajturit “filtruesit e mëdhenj”. Bëhet fjalë për copëza plastike më pak se pesë milimetra që mund të jenë tejet të dëmshme për jetën nënujore.

Kontaminimi nga mikroplastika ka potencialin të reduktojë popullatën e të mëdhenjve të detit. Por pavarësisht kësaj, shumë pak kërkime po kryhen në lidhje me këtë rrezik. Problemet që mikroplastike mund t’i shkaktoje kategorisë së filtruesve të mëdhenj nisin nga dëmtimi i sistemit të tretjes e shkon deri tek cenimi i proceseve biologjike siç është rritja dhe riprodhimi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU