CIPRAS DHE KAMENOS ME QËNDRIME TË NDRYSHME PËR PROTESTËN E DJESHME NË ATHINË

412
0
SHPËRNDAJE

Shumica e qytetarëve grekë, të cilët protestën e ndoqën përmes ekraneve televizive, konsiderojnë se çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme nuk duhet të përballen me fanatizëm dhe mostolerancë, thonë nga kabineti i kryeministrit grek lidhur me tubimin e djeshëm në Athinë.

Protesta tuboi mijëra qytetarë, por jo edhe miliona, siç “parashihnin organizuesit dhe Samaras e Micotakis” nga Demokracia e Re, i transmeton komentet korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Qeveria greke nuk ka për qëllim ta ndryshojë politikën e jashtme. Politika e jashtme nuk udhëhiqet me tubime dhe plani qeveritar mbetet në fuqi, deklaroi përfaqësuesi i Qeverisë së Ciprasit, menjëherë pas tubimit të djeshëm në Athinë.

Nga atje komentojnë se “kritere kryesore të qeverisë janë interesi patriotik, maturia, kujdesi dhe këmbëngulja për pozicione të pastra me qëllim të bashkëpunimit, pajtueshmërisë dhe zhvillimit. Qeveria greke, do ta mbajë fuqishëm këtë pozitë, me përgjegjësi patriotike sepse, çdo tjetër mund të përfundojë vetëm me humbje nacionale”.

Partneri i koalicionit në Qeverinë greke dhe ministër i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili prej momentit të parë e mbështeti protestën, ka qëndrim tjetër. Në Tuiter ai komentoi se “tubimi ka qenë shpirti i grekëve”.

“Unitetin e grekëve nuk mund ta dëmtojnë zërat radikalë. Protesta ishte shpirti i grekëve, pavarësisht partive dhe askush nuk mund të mos e respektojë”, shkroi Kamenos në Tuiter.

Siç kumtoi dje MIA, protestën përmes Tuiterit e komentoi edhe shefi i diplomacisë greke. Në profilin e tij në Tuiter shkroi se “agjencitë e rejtingut morën përgënjeshtrim” dhe i bëri kritika Demokracisë së Re opozitare.

“Vazhdoj, me vetëdije të qetë dhe përgjegjësi, të negocioj për të mirën e atdheut”, shkroi Nikos Koxias në Tuiter, transmetoi dje MIA.

Nga Demokracia e Re opozitare, ndërkaq, thonë se qindra mijëra qytetarë e shprehën krenarinë nacionale pa i dhënë protestës ngjyra partiake, e shprehën edhe shqetësimin e tyre, por edhe mosbesimin e tyre ndaj qeverisë greke.

“Është e dukshme se grekët nuk kanë besim tek zotërinjtë Cipras, Kamenos dhe Koxias, të negociojnë për çfarëdo qoftë. Aq më pak për një çështje të rëndësishme nacionale”, thotë kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU