KËSHILLI GJYQËSOR DO TË PRONONCOHET SË SHPEJTI, ÇFARË DO TË NDËRMARRË PËR KEQPËRDORIMIN E AKMISI-it?

94
0
SHPËRNDAJE

Këshilli gjyqësor do të prononcohet pas Raportit për funksionimin e AKMIS-it, premtoi njeriu i parë i këtij organi Zoran Karaxhovski. Çfarë do të ndërmarrë Këshilli do të kuptohet pasi anëtarët të cilët nuk kanë certifikatë sigurie ta marrin atë dhe ta shqyrtojnë Raportin i cili është përcaktuar si dokument rreptësisht konfidencial.

“Ata anëtarë të cilët kemi certifikatë, këtyre ditëve jemi duke punuar në mënyrë intensive dhe do të duhet që të ndërmarrim diçka në mënyrë që ta njoftojmë publikun se çka kemi ndërmarrë në lidhje me të. Pasi që në mënyrë publike iu bë pyetje ministrit dhe ai u përgjigj se ai raport është përcaktuar si material rreptësisht konfidencial, anëtarët të cilët nuk kanë certifikatë sigurie presin që ta marrin atë”, u shpreh Zoran Karaxhovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Komisionin të cilin e formoi Ministria e drejtësisë pas vërejtjeve të Pribe-s, vuri re mospërputhje në sistemin kompjuterik për renditje të lëndëve në Njësitin e Shkupit dhe në Gjykatës Supreme.

“Përjashtimi i gjykatësve nga ndarja automatike e lëndëve është bërë pa hartuar një vendim me shkrim me urdhër dhe pa ndonjë arsye të qartë. Kjo gjë është bërë vetëm me nënshkrim të kryetarit të gjykatës dhe me telefonatë në zyrën e dorëzimit në gjykatë”, nga Ministria e Drejtësisë.

… thuhet në përfundimin e Komisionit.

Por, Këshilli Gjyqësor është në dilemë se si të veprojë pas iniciativave për shkarkim të kryetarëve të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme, por edhe gjashtë gjykatësve të tjerë prej të cilëve kërkohet përgjegjësi për arratisjen e agjentëve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski të akuzuar nga PPS për përgjim jashtëligjor. Këshilli për vërtetim të fakteve i cili i udhëhiqte këto iniciativa pas shpalljes së djeshme në Gazetën Zyrtare tani më zyrtarisht nuk ekziston, prandaj Karaxhovski paralajmëroi se do të kërkojë nga Kuvendi shqyrtim autentik të ligjit me të cilin u shfuqizua Këshilli për verifikimin e fakteve.

“Paraqitës në lëndët konkrete nuk mund të thërrasim pasi që sot ata janë të pensionuar. Nuk janë anëtarë të Këshillit për verifikim të fakteve. Nuk kemi paraqitës të kërkesës. Domethënë kemi dilemë juridike se në cilën mënyrë duhet ti vazhdojmë procedurat e filluara në mënyrë që të veprojmë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin”, shtoi Karaxhovski.

Këshilli gjyqësor duhet t’i marrë të gjitha iniciativat e Këshillit për verifikimin e fakteve. Bëhet fjala për qindra ankesa për të cilat njeriu i parë tani më i Këshillit të shfuqizuar për verifikimin e fakteve, Sasho Pocevski, vërtetonte se Këshillit gjyqësor nuk do t’i shqyrtojë në mënyrë serioze.
Përgatiti: Mihajllo Vidimliski  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU