HUAMARRJE E RE PREJ 24 MILIONË EUROVE, PARATË DO TË SHFRYTËZOHEN PËR KTHIMIN E BORXHEVE TË VJETRA

570
0
SHPËRNDAJE

Ministria e financave ka marrë borxh të ri prej 24 milionë eurove përmes nxjerrjes në treg të bonde-ve shtetërore 15 vjeçare dhe bono-ve 12 mujore. Paratë do të shfrytëzohen për kthimin e borxheve të vjetra. Njëri prej borxheve ka afat të kthimit deri nesër ndërsa një borxh tjetër ka afat kthimi deri të hënën e ardhshme, informojnë nga kjo ministri. Prej atje thonë se bëhet fjalë për praktikë standarde me të cilat mbulohen borxhet e vjetra dhe deficitet buxhetore.

“Siç është paraparë me buxhetin për vitin 2018, financimi i deficitit buxhetor dhe pagimi i borxheve të vjetra do të mbulohet me financim nga burimet e jashtme dhe të brendshme. Në bazë të buxhetit, është paraparë huamarrje maksimale neto nga tregu vendor në vlerë prej 5.45 miliard denarëve, përkatësisht huamarrje maksimale neto në vitin 2018 nga letrat shtetërore me vlerë, që është për rreth 6 miliardë denarë më pak se në vitin 2017”, nga Ministria e Financave.

Nëse Qeveria merr borxh për qëllime joproduktive ose paratë i shpenzon për projekte të cilat nuk janë në interes të opinionit, opozita do të reagojë, tha Trajko Sllaveski në emisionin debativ Klik Plus në TV21. Sipas ish-ministrit të financave, borxhi publik për momentin është rritur, por megjithatë kjo gjendje shpesh ndryshohet.

“Është mirë që borxhi publik të stabilizohet dhe ky është qëllimi. Nuk mund të stabilizohet këtë vit ose vitin e ardhshëm. E dini, deficiti buxhetor ndikon në atë se në çfarë drejtimi po lëviz borxhi publik. Për shkak se të gjitha deficitet buxhetore е rrisin borxhin publik, kjo ndodh për shkak se shpenzoni më shumë mjete se sa keni në dispozicion”, u shpreh Trajko Sllaveski, ish ministër i financave.

Përndryshe kjo është huamarrja e dytë nga tregu vendor, ndërsa e tretë pas euro-bondit prej gjysmë miliardë euro, për të cilin kishte shumë reagime. Ekspertët vërejtje më të madhe kishin rreth transparencës për shkak se parat e marra borxh do të duhet t‘i kthejnë qytetarët. Borxhi publik në Maqedoni deri në shtator të 2017-së është 4.6 miliard euro ose 45.8% nga BPV-ja. Njohësit e gjendjes, presin që borxhi publik në vend këtë vit të tejkalojë 5 miliard euro.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU