LËVIZJA BESA ME DY SELI EDHE NË SHKUP, “BACA ISË” MBETI I VETËM NË SELINË E VJETËR

893
0
SHPËRNDAJE

Në selinë qendrore të Lëvizjes Besa mbeti vetëm fotografia e Isa Boletinit.

Ata që e plaçkitin shtëpinë e vet paramendoni se çfarë mund ti bëjnë shtëpisë së ndokujt tjetër, thotë Orhan Murtezani, i cili njoftoi se selia do të mobilohet sërish dhe do të jetë në funksion.

“Edhe vetë mund ta shihni se si është plaçkitur selia qendrore e Lëvizjes Besa nga ata që deri dje e mbanin të uzurpuar. Për këtë plaçkitje ata dje u shpërblyen me kryesuesin e këshillit të komunës së Çairit dhe me zyra të reja në Çair. Për vazhdimin e qirasë jemi marrë vesh pronarin e lokalit, ndërsa për të gjitha teknikalitetet tjera juridike besoj që në vazhdim do të merremi vesh edhe për ato detaje”, u shpreh Orhan Murtezani, nga Lëvizja BESA.

Pronari nuk ka dashur ta vazhdojë kontratën me përfaqësuesit tjerë të Lëvizjes Besa. Abdush Demiri tha se i gjithë inventari u transferua në selinë e re të partisë, të cilën krahu i Kasamit e hapi përballë Komunës së Çairit.
“Çështja është e qartë, ka skaduar kontrata e qirasë me pronarin e selisë në Shkup më 31 dhjetor të 2017-tës. Edhe përkundër vullnetit tonë dhe dëshirës për të vazhduar nuk kemi hasur një gjë të tillë tek pronari dhe kemi vendosur të shkëputet kontrata”, tha Abdush Demiri, nga Lëvizja BESA.

Demiri tha se marrëveshja për objektin është e nënshkruar në emër të subjektit politik dhe se do të paguhet nga llogaria e partisë.

Përgatiti: Furkan Saliu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU