BUTARIS KUNDËR NACIONALISTËVE, OSMANI: NA PRET NJË PERIUDHË KYÇE DHE MUNDËSI HISTORIKE

420
0
SHPËRNDAJE

Janis Butaris tha se pohimi “Maqedonia është greke”, është shumë i gabuar. Në intervistë për ANA-MPA, kryetari i Selanikut tha se protestat në Selanik nuk kanë kontribuar në procesin e negociatave dhe nuk e kanë zgjidhur problemin. Butaris në këtë intervistë tha se në këtë moment po bëhen  përpjekje për të zgjidhur një problem konkret, prandaj duhet marrë parasysh qëndrimet e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

“Kur shkon që të zgjidhësh një problem, duhet t’i shqyrtosh aspektet e palëve të përfshira. Nuk bëhet fjalë vetëm për emrin. Derisa  brenda Kushtetutave të vendeve fqinje ka tendenca irredentike, nuk do të ketë ndryshime të dukshme”, u shpreh Janis Butaris, Kryeministër i Selanikut.

Butaris u takua edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Greqi, ku i ka prezantuar planet e tij për hapjen e rrugës për komunikim me Shkup. Sipas ambasadorit Xhefri Pjat, vendet duhet ta shfrytëzojnë këtë moment të volitshëm për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar.

“Momenti për negociata mes Greqisë dhe FYROM-it për çështjen e emrit, është “ideal””, tha Xhefri pjat, Ambasador i SHBA-ve në Greqi.

Dhe derisa qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë, me ndihmën e ndërmjetësuesit Metju Nimic tentojnë t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre, mediat greke shkruajnë se Sinodi i Shenjtë i kishës ortodokse greke ka thirrur mbledhje urgjente. Sipas informacioneve, këshilli do t’i rishqyrtojë qëndrimet e tij nëse do të mbetet qëndrimi se termi Maqedonia nuk duhet të pranohet nga ana e Greqisë. Nga ana tjetër, Maqedonia vazhdon të kërkojë ndihmë prej miqve ndërkombëtar dhe angazhimin e tyre për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Zv/kryeministri për euro integrime, Bujar Osmani, në takim me sekretarin shtetëror për çështje evropiane dhe tregti të Suedisë, Oskar Stenstrom, ka theksuar se Maqedonia është e gatshme për t’i pritur datat për euro integrim, Raportin i cili ka të bëjë me përparimin e vendit dhe Samitin për zgjerim, i cili do të mbahet në Sofje.

“Na pret një periudhë kyçe, një mundësi historike që të bëjmë hap përpara në procesin e euro – integrimeve dhe tani na nevojitet e gjithë përkrahje prej miqve tanë ndërkombëtar”, tha Bujar Osmani, Kryeministër për Euro-Integrime.

Opinioni në Greqi dhe Maqedoni shpresojnë se takimi që do të mbahet nesër në Davos, mes kryeministrave Zaev dhe Cipras, do të kontribuojë për sqarimin e situatës aktuale. Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do t’i vizitojë Shkupin dhe Athinën. Të premten, kryeministri Zaev do të bisedojë edhe me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han.

Përgatiti Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU