SHTYHET SEANCA PËR GJYSHIN E TAMARËS, PRITET TË DËSHMOJË EDHE NËNA E TAMARËS

101
0
SHPËRNDAJE

Gjykata Penale sot e shtyu seancën gjyqësore, për tentim vrasje të ish-ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, rast në të cilin i akuzuar është Lupço Stojanovski, gjyshi i Tamarës së ndjerë nga Velesi. Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim, pasi paraprakisht e hodhi poshtë ekspertizën e të akuzuarit, me kërkesë të avokates së tij, e cila reagoi duke pohuar se të njëjtën e kanë bërë ekspertë me licenca të skaduara.

“Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rishqyrtim me udhëzime që Gjykata të vërtetojë nëse licencat e ekspertëve në momentin kur e kanë kryer ekspertizën mbi të akuzuarin Lupço Stojanovski, kanë qenë të vazhduara ose bëhet fjalë për licenca të reja, të cilat janë lëshuar pas skadimit të tyre. Nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovska është propozuar që të jetë dëshmitare nga ana e mbrojtjes dhe ajo do të dëshmojë gjatë procedurës”, u shpreh Pavllina Zefiq, avokate mbrojtëse.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU