BLERINËS 4 VJEÇE I RIKTHEHET BUZËQESHJA, “MOS QAJ MAMI”, SHPREHJA QË DRIDHI ZEMRAT E NJERËZVE

1184
0
SHPËRNDAJE

Po çizmet e reja

Thuaj mami faleminderit!!

A po i tregon edhe kapelën që kapelën që ta kanë pru.

Blerinës dhe nënës së saj sot iu ishte rikthyer buzëqeshja.

Nuk kishte lot, por vetëm gëzim.

Shtëpia e kësaj familje ishte mbushur plot me ushqime, personave bamirës u mjaftoi vetëm 24 orë për ta mbushur shtëpinë.

Blerina tani ka ushqimin e saj të preferuar.

Këtë po e don!?

Po

Thuaj faleminderit.

Deri sa nëna e Blerinës po mundohej t’u përgjigjet telefonatave, Blerina na tregon rrobat dhe lodrat që i kanë dhuruar.

“Hello, çka je duke bërë mace.

Unë shumë të dua ty mace”.

Nakshie Rahmani thotë se ndihmat kanë filluar të vijnë menjëherë pas transmetimit të storjes në emisionin “Edhe Unë Jam Këtu”. Thotë se nga mbrëmë telefoni nuk është ndalur, dhe nuk kanë rreshtur personat që kanë shkuar personalisht tek banesa e tyre.

“Zoti i shpërbleftë, Zoti i ndihmoftë me gjitha të mirat. Ndihmat kanë ardhur prej gjithë anëve Amerikë, Gjermani, Zvicër, Kërçovë, Strugë, Shqipëri, fshatrat e Shkupit, Saraj Gllumovë, Kondovë. Një shoqatë e Gllumovës mbrëmë menjëherë na furnizoj me ushqim.

Më kanë dhënë edhe të holla për qiranë me paguar, ushqim, veshje. Por një kulm mbi kokë ta kemi ajo është më kryesore, t’i tuboj disa të holla ta ndërtoj një shtëpi ajo është më kryesore”, tha Nakshie Rahmani.

Nëna Nakshie lutet që të mblidhen mjete për të ndërtuar apo blerë një banesë, me qëllim që mos ketë më barrën e qirasë.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU