HISTORI PËRDHUNIMESH, SHOKOJNË VIKTIMAT, #TASHTREGOJ, FUSHATA SENSIBILIZUESE NË RRJETET SOCIALE

835
0
SHPËRNDAJE

“E kam thënë edhe tjetër herë, por nuk e kanë denoncuar. U përdhunova. Di edhe për tregime të huaja, që janë të ngjashme ky”. Këto janë fjalët e Biljana Petrov, e cila e ndau përvojën e saj në rrjetet sociale me hashtag #TashTregoj. Këtë iniciativë e kanë ngritur disa aktiviste mes të cilave edhe Rumena Buzharovska. Qëllimi i kësaj iniciative është që të ngrihet ndërgjegjja tek qytetarët se duhet të flitet për abuzimin seksual nga pozita e fuqisë.

“Një numër i madh grash ndjejnë përgjegjësi personale dhe turp se e kanë shkaktuar atë që u ka ndodhur, edhe pse kjo nuk është e vërtetë. Dhe për shkak të turpit dhe stigmës ndaj tyre, kanë vendosur të heshtin për shumë vite. Ne duam të themi se nuk është turp, nuk është stigmë. Tregoni haptazi. Por, edhe t’i inkurajojmë në të ardhmen viktimat e tjera”, tha Rumena Buzharovska, aktiviste.

Rumena e ndau përvojën e saj që i ka ndodhur në spital kur anesteziologu para operacionit ka thënë “oho mish i freskët”.

“Ka shumë tregime nga ana e shumë studenteve të cilat në një farë mënyre kanë qenë të keqpërdorura nga profesorët e tyre. Por mendoj se e njëjtë gjë po ndodh edhe nëpër institucionet e tjera. Ka dëshmi për abuzim nga ana e policëve, vozitësve, femra të cilat kanë qenë “të dobëta” në situata të ndryshme”, shtoi Rumena.

Shumica e dëshmive kanë të bëjnë me abuzim nga ana e profesorëve në institucionet arsimore.

“#Tashtregoj, për profesorin e shkollës së mesme “Vllado Tasevski” i cili i ngacmonte nxënëset. U shkruante në Facebook, i ka thirrur në telefon, i ka thirrur në kabinetin e tij. Ato i kanë paraqitur rastet e këtilla tek sociologu, psikologu dhe tek profesorët e tjerë, por pa sukses. Ky është sekret publik për të cilin po flitet edhe ditët e sotme. Kërcënimet me të cilat ballafaqoheshin shoqet e mia nga shkolla e mesme mbetën “të mbyllura” thellë brenda tyre. Shumë herë kam reaguar që të denoncojnë këto raste në polici, por ato nuk e dëgjonin këshillën time”, tha Rasho Radullov.

Nga ana tjetër, në SHBA është shumë aktive fushata #Metoo, me të cilën filloi skandali i madh në Holivud për regjisorin Harvi Vajnstajn i cili u përballua me akuza për ngacmime seksuale, sulm dhe përdhunim. Disa aktore publikisht folën për sulmet ndaj tyre nga ana e Vajnstajnit. Vazhdimisht në SHBA ka raste të reja për yje të famshëm të Holivudit të cilët gjithashtu u përballën me akuza për ngacmim seksual dhe përdhunim.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU