PËRFUNDOI PENG-MARRJA NË KRYEQYTETIN E AFGANISTANIT, TALEBANËT MORËN PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË KABUL

745
0
SHPËRNDAJE

Talebanët kanë marrë sot përsipër përgjegjësinë për sulmin Interkontinental në Kabul, duke theksuar se pesë pjesëtarë të armatosur të kësaj lëvizje kishin vënë në cak të huajt dhe zyrtarët afganë.

Një zëdhënës i talebanëve tha se fillimisht ishte paraparë që sulmi në hotel të ndërmerrej të enjten, por aksioni u shty, për shkak se në hotel po zhvillohej një dasmë dhe se talebanët deshën të shmangin viktimat në mesin e civilëve.

Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme të Afganistanit tha se rrethimi i hotelit, që filloi të shtunën në mbrëmje, ka përfunduar, pasi që forcat e sigurisë vranë të gjithë sulmuesit.

Sulmuesi i fundit është vrarë sot pasdite, më shumë se 12 orë pas fillimit të sulmit.

Gjatë këtij aksioni, ekstremistët islamikë vranë gjashtë persona, në mesin e tyre edhe një shtetas të huaj.

Gjashtë persona tjerë, në mesin e tyre edhe tre pjesëtarë të forcave të sigurisë, u plagosën gjatë sulmit në hotelin luksoz, i cili vizitohet nga të huajt dhe zyrtarët afganë.

Sulmuesit morën disa pengje dhe luftuan me orë të tëra me pjesëtarët e forcave të sigurisë. Autoritetet arritën që nga hoteli të evakuojnë 153 mysafirë, në mesin e tyre edhe 41 shtetas të huaj.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU