BANORËT E LIKOVËS TELASHE ME UJIN, KRYETARI U PREMTON ZGJIDHJE BRENDA 3 VJETËVE

875
0
SHPËRNDAJE

Bidonat e ujit i mban në mend që kur ishte i vogël.

Xhevat Shabani nga fshati Orizore i komunës së Likovës, gjithë jetën është furnizuar me ujë në këtë mënyrë.

“Zahmet i madh kështu me puset  me mbush kovat kështu. Dashtë zoti sa më shpejt të kemi ujë , janë duke punuar natë e ditë, që edhe ne të jemi të gëzuar si gjithë të tjetër, mjaft ishte larja me kova me larë dhe me përçek”, tha Xhevat Shabani, qytetar i Likovës.

Kjo punë për Xhevatin dhe familjen e tij është kthyer në rutinë, por ky nuk është halli i vetëm i tij.

“Ndonjëherë edhe pusi po shterret.   Se kur ka pusi, s’është problem se e nxjerrim me kovë, por katundi ka 430 shtëpi, mbi 2500 banorë ujë nuk ka sidomos në muajt të nxehta, është vështir për ne nga muaji maj deri në shtator”, shtoi Shabani.

Kryetari i kësaj komune Erkan Arifi, tha se po punohet dhe se kanë  arritur në fazën e pestë të punimeve të ujësjellësit për 11 fshatra të kësaj komune. Sipas tij punimet tani janë  duke u zhvilluar në fshatin Mateç dhe ujësjellësi në këtë komunë pritet të bëhet realitet brenda 3 vjetëve  të ardhshëm.

“Punët janë duke ecur, është  duke u punuar dhe besoj se deri më 20 shkurt, pas kontratës që ka ministria ambientit jetësor me punëmarrësin, do të krijohen të gjitha punimet nga fshati Likovë, Hotël, varrezat  e fshatit Mateç. Besoj se deri në fund të vitit 2019 apo vitit 2020 , nëse nuk kemi ndenje pengës procedurale do të lëshojmë ujin e pijshëm minimum në një fshat të komunë Likovës”, u shpreh Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.

Ndryshe, punimet për ujësjellësin kanë filluar që në vitin 2010. Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor ka siguruar 2 milion euro , kurse për Filterstacionin e ujësjellësit Banka evropiane për investime ka ndarë 1.3 milion euro, ndërsa Komuna e Likovës në bashkëfinancim ka siguruar 300 mijë euro.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU