TË PAKTËN 10 PERSONA KANË HUMBUR JETËN, RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NGA STUHIA NË EVROPË

677
0
SHPËRNDAJE

Një stuhi e fortë që ka përfshirë gjithë Evropën, me një shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, besohet se mund të ketë shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dje në katër vende, duke çuar në ndërprerjen dhe më pas pezullimin e shërbimeve të transportit. Sipas raporteve të fundit, vdekjet janë regjistruar në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Gjermani. Holanda dhe Gjermania kanë ndërprerë dje një pjesë të rëndësishme të shërbimeve të transportit me tren si pasojë e përkeqësimit të kushteve në vend. Gjithashtu, një pjesë e madhe e aeroporteve kanë pezulluar fluturimet e tyre mes shqetësimeve për sigurinë e pasagjerëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU