Pritet mot me reshje të rrëmbyeshme të shiut

TË FUNDIT

Moti sot paradite do të jetë me vranësira me reshje shiu, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitjen e bubullimave. Në disa vende do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).  Pasdite në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të ndalen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 11 deri në 18 gradë.

Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme shiu, ndërsa pasdite reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Deri të enjten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut, të martën dhe të enjten vende-vende më të rrëmbyeshme. Në zonat më të larta malore reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Nga e premtja nën ndikim të depërtimit të masës së ajrit të ftohtë do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat dukshëm do të ulen.