“EMRI”, SHPËRTHEN NAUMOVSKI: “ASKUSH NUK MUND TA NDRYSHOJË EMRIN E NJË SHTETI”

497
0
SHPËRNDAJE

A dështon përpjekja e fundit që vendi t’i bashkëngjitet familjes evropiane dhe të bëhet anëtare e NATO-së? Kjo dilemë po hapet pas deklaratës së djeshme të negociatorit për çështjen e emrit, Vasko Naumovski. Asnjë shtet, as Kombet e Bashkuara nuk kanë të drejtë ta ndryshojnë emrin e një shteti, as të mohojnë ekzistimin e popullit dhe gjuhës maqedonase, tha Naumovski në deklaratë për TV Sitel. Optimizmi për zgjidhjen e çështjes është i patjetërsueshëm, por që të jesh optimist duhet të kesh një bazë reale për këtë gjë, tha negociatori i palës maqedonase.

“Shteti ynë ka emër, ky emër është Republika e Maqedonisë, i cili është baza e identitetit tonë, gjithashtu në vitin 2018 askush nuk mund ta mohojë ekzistimin e popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase”, u shpreh Vasko Naumovski, negociator në çështjen e emrit.

Edhe pse Naumovski është negociatori në çështjen e emrit me Greqinë dhe është i emëruar në këtë pozitë nga ana e shtetit, nga qeveria distancohen nga deklarata e tij. Nga adresa Ilindenska nr.2 dërguan kumtesë në të cilën thuhet se ky është qëndrimi i tij personal.

“Pas analizës së detajuar të Nimicit që sot e prezantoi para negociatorëve në Nju Jork, në përputhshmëri me kuptimin e kësaj çështje për interesat shtetërore, do të vazhdojë procesi i ndërtimit të një qëndrimi sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirës nga ana e RM-së. 

Që gjërat të komplikohen edhe më shumë, vetëm para një jave, ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrovi, në emisionin “Klik Plus” të TV 21, theksoi se ka besim të madh pikërisht tek negociatori Naumovski.

“Unë deri më tani nuk kam parë asnjë sinjal se ambasadori aktual Naumovski del jashtë pozitës – i dërguari special dhe unë dua ta respektoj këtë”, tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër, një Lëvizje maqedonase për të drejtat e njeriut nga Toronto, tanimë 6 muaj kërkon që ndërmjetësuesi Nimic të tërhiqet me arsyetim se gjatë një takimi jozyrtar ka deklaruar: “Po të isha maqedonas, nuk do të negocioja për emrin tim”. Për atë se pushteti forson që kontesti të zgjidhet, konfirmim janë edhe takimet e shpeshta, mes palës maqedonase dhe asaj greke që janë realizuar gjatë muajit të fundit. Jozyrtarisht, në tryezë janë disa propozime, ndër të cilave më së shumti flitet për emrin Maqedonia e Re (Nova Makedonija), Fqiu ynë jugor ka bërë një analizë, e cila tregoi se madje 70% e grekëve nuk duan që termi “Maqedonia” të përfshihet në zgjidhjen e kontestit.

Përgatiti Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU