AUBAMEYANG PRANË TRANSFERIMIT TEK ARSENALI

810
0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi nga Gaboni, kërkon që me çdo kusht të largohet nga Borussia Dortmund

Pierre-Emerick Aubameyang është shumë pranë kalimit tek Arsenali në Premier Ligë. Babai dhe njëkohësisht menaxheri i 28-vjeçarit ka udhëtuar drejt Londrës për të biseduar rreth ofertës së “Topçinjve”, që kërkojnë një zëvendësues ideal për Alexis Sanchez, që do të largohet nga Emirates gjatë janarit.

Marrëdhëniet e Aubameyang mes Borussian e Dortmundit janë prishur prej kohësh. Gjatë 14 muajve të fundit, sulmuesi nga Gaboni ka marrë në tre raste masë ndëshkimore për thyerje të disiplinës, duke humbur tri ndeshje, një në Ligën e Kampionëve dhe dy të tjera në Bundesligë.

Sapo të zyrtarizohet shitja e Sanchez, drejtuesit e Arsenalit nuk do të mendohen gjatë për të bërë blerjen e sulmuesit të Gabonit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU