Parashikimi i motit për sot

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme me shumë periudha me diell në pjesët veriore. Paradite në fushëgropa do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite veçanërisht shi. Përgjatë Vardarit erë e përforcuar jugore. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të fillojnë reshje shiu.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 13 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite vranësirat do të rrihet. Në orët e mëngjesit me kushte për mjegull në disa pjesë të fushëgropave. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 1 gradë Celsius,  ndërsa e ditës do të arrijë  deri në 16 gradë Celsius.

Gjatë natës drejt të hënës në pjesët perëndimore do të fillojnë reshje shiu. Të hënën gjatë ditës reshjet do të përhapen gjithkund edhe në pjesët perëndimore do të jenë përkohësisht të rrëmbyeshme. Në zonat malore vende-vende do të ketë paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore (mbi 60 km në orë). Reshje shiu do të ketë edhe të martën pasdite dhe do të jenë më të rrëmbyeshme në perëndim (mbi 20 litra/24 orë). Temperaturat e ditës deri të mërkurën do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa ato të mëngjesit do të jenë pozitive.