RMV-ja tani për tani nuk planifikon t’i vaksinojë 18-vjeçarët kundër Covid-19

TË FUNDIT

Për shkak se efikasiteti i vaksinës nuk është testuar te grup i qytetarëve nën moshën 18-vjeçare, kjo kategori e qytetarëve nuk është në plan t’i nënshtrohet vaksinimit kundër Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komitetit për imunizim, Aleksandra Grozdanova.

“Vaksina nuk është testuar fare te grupi i qytetarëve të moshës nën 18-vjeç dhe prandaj tani për tani kjo kategori nuk është në plan të vaksinohet”, tha Grozdanova.

Sqaroi se tashmë lista e të vaksinuarve është azhuruar dhe në të janë përfshirë edhe punonjësit mjekësor, mjekët amë dhe personat mbi moshën 75-vjeçare.

Ndërkaq kryetarja e sistemit “Termini im”, ka njoftuar se lista e personave të moshës mbi 75-vjeç, që do të vaksinohen arrin në 170 mijë dhe ato janë në sistemin “Termini im”.

Selektimi është bërë në bazë të diagnozës së caktuar paraprakisht nga specialistët./TV21