AEROPLANI DEL NGA PISTA, BALTA E NDAL NGA RËNIA NË DET

944
0
SHPËRNDAJE

Fat në fatkeqësi në Turqi

Një aeroplan me 162 udhëtarë ka rrëshqitur nga pista pas aterrimit në aeroportin e qytetit turk, Trabzon dhe është ndalur në një shpat të mbushur me baltë, vetëm disa metra mbi det. Balta me gjasë ndali aeroplanin që të bie në det.

Xhirimet në të cilat pjesëtarët e ekipeve shpëtimtare shihen duke tentuar që të tërheqin aeroplanin prapa në pistë u publikuan në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një aeroplan të udhëtarëve Boing 737, të kompanisë ajrore Pegaz.

Siç u theksuan, aeroplani rrëshqiti rreth 2400 metra nga pista, pas aterrimit në pistën e lagur pas reshjeve të shiut.

Mediat raportuan se pas aksidentit në brendi të aeroplanit shpërtheu panik, por të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan me sukses dhe nuk pati të lënduar. Aeroplani për në Trabzon kishte fluturuar nga Ankaraja.

Një zyrtar njoftoi se janë duke u zhvilluar hetime dhe se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU