STADIUMI MË I SHTRENJTË NË HISTORI PENGOHET NGA NJË FAMILJE

638
0
SHPËRNDAJE

Projekti i Roman Abramovich për të zgjeruar dhe modernizuar stadiumin e Chelseat ka hasur në një pengesë të papritur

Punimet nuk kanë filluar për shkak se njëra prej familjeve që ndodhet pranë stadiumit aktual, mbi të cilin do të ndërtohet i riu me kapacitet 61 mijë vende, thotë se zgjerimi i stadiumit aktual do t’i pengojë diellin.

E pikërisht për këtë, punimet kanë ngecur dhe autoritetet britanike i kanë bërë të qartë Roman Abramovich se pa gjetur gjuhën e përbashkët me familjen që kundërshton ngritjen e stadiumit të ri “Stemford Bridge”, nuk mund të fillojë nga puna ndërtimi i tij.

Projekti i stadiumit të ri është gati dhe Roman Abramovich ka vendosur 1 miliardë euro për ndërtimin e tij, duke e bërë kështu stadiumin më të shtrenjtë të ndërtuar ndonjëherë.

Bëhet fjalë për një projekt të “Herzog & de Meuron”, e njëjta studio që projektoi stadiumin e lojërave olimpike të Pekinit në 2008. Synimi është ndërtimi i një muzeu dhe ambientesh të tjera për shërbime, jo vetëm në ditë ndeshjesh.

Ky është projekti i stadiumit të ri të ekipit të Chelsea të Londrës, i cili do të kushtojë 1 miliard funte. Familja që banon tek shtëpia e rrethuar me të kuqe (në pjesën e poshtme të fotos) ka pezulluar gjithë projektin, me arsyetimin se stadiumi i ri i pengon dritën. Dhe pa arritur një marrveshje me familjen, Bashkia e Londrës nuk ka për ta lejuar ndërtimin e impiantit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU