59 VJET KOVAÇ, ZANATI QË PO SHKON DREJT ZHDUKJES

577
0
SHPËRNDAJE

59 vjet mban çekanin në duar.

Ky është Ibrahimi Zekiri farkëtari i vetëm në Çarshinë e Shkupit.

Kjo familje këtë zanat e praktikon që para 100 vjetësh, ndërsa të njëjtën punë nga të parët e kanë trashëguar, Ibrahimi bashkë me djalin e tij.

Megjithatë mjeshtri i hekurit thotë se nga kjo punë, nuk kanë të ardhura sa duhet, por thotë se nuk mund ta lënë anash amanetin e të parëve.

“Duhet të mundohesh shumë, për shumë pak para. Kështu e ka ky zanat, nuk interesohet askush për këtë punë, ndërsa për zanatet tjera interesohen, si rrobaqepës, berberë. Krejt zanatet tjera mund t’i bëjnë vetëm zanatin e kovaçit nuk mund ta bëjnë, sepse ndokush duhet t’i ndihmojë”, u shpreh Ibrahim Zekiri, Farkëtarë.

Zanatin e babës po e trashëgon edhe djali i tij Nehati, ai punën e bënë me plot dëshirë.

Ai thotë se ky zanat është paksa edhe i rrezikshëm meqenëse duhet të punosh me zjarr.

“Është edhe nuk është rrezik. Punojmë me këto mjete për të mos u djegur. Por ndodh që copëzat nga zjarri të vrasin syrin”, tha Nehat Zekiri, Farkëtarë

Përveç sëpatave,  babë e bir prodhojnë edhe patkua, ndonëse shumë të paktë janë personat që i blejnë.

“Kjo është specialitet i jonë, ky është një patkua dhe shërben për kuajt, të themi janë këpucë për kuaj, kjo është 100 denar një patkua, dhe sa puna është këtu…. kuajt nuk janë më kanë mbetur vetëm patkuat”, shtoi Zekiri.

Zanati i kovaçit është një ndër zanatet më të vjetër.

Në kohën e mesjetës ushtria më e forte ka qenë ajo që ka pasur edhe kovaçin më të mirë. Farkëtarët kanë pasur rol të madh në ushtri që nga koha e mesjetës e deri vonë, kjo për faktin se ata ishin mjeshtër të shpatave dhe i mirëmbanin ato dhe armët tjera të kohërave të ndryshme përgjatë historisë.

Përgatiti Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU