BANORËT E VRAPÇISHTIT NË PROTESTË, KËRKOJNË MBYLLJEN E BASTORËVE 

662
0
SHPËRNDAJE

Nga Tetova, tani kalojmë në Vrapçisht të Gostovarit, ku një grup qytetarësh dolën e protestuan kundër bastorëve në këtë komunë. Banorët apeluan për mbylljen e tyre ose të kundërtën do radikalizojnë protestat.

Banorët Vrapçishtit të Gostivarit, po protestojnë kundër bastoreve sportive që funksionojnë në këtë fshat.  I madh e i vogël në këtë komunë, kanë kërkuar mbylljen e këtyre lokaleve.

Protesta u zhvillua menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë, kur u bllokuan rruga e cila kalon pranë objektit të Komunës së Vrapçishtit.

Protestuesit nënshkruan edhe një peticion me 800nënshkrime.

“Ne konstatuam se lokalet ku ushtrohet aktivitetet nuk kanë leje. Objektet nuk janë për të ushtruar aktivitete afariste, por janë vende banimi. Tash pas festave të krishtlindjeve ne vendosem që sot të mbahet protesta dhe kemi përkrahjen e qytetarëve dhe kryetarit të komunës dhe këshillit komunal”, u shpreh Fatmir Reshiti, nga Këshilli Organizativ i Protestës.

Për ti mbështetur protestuesit doli edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, i cili u dërgoi mesazh institucioneve të nivelit qendrorë të respektojnë vullnetin e popullatës së Vrapçishtit dhe kërkoi ndihmën e banorëve me një porosi.

“Ne kishim lutur edhe qytetarët, të cilët japin lokalet me qira për punë të cilët zhvillojnë aktivitetet e tyre me lojërat e fatit të respektojnë mendimet vullnetit dhe shumicës që të jenë pjesë e jona dhe ti bashkëngjiten kësaj ideje që mos t’iu japin lokalet për këta qëllime”, tha Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

Protestuesit lanë edhe mesazh, se nëse nuk merren masa, protestat do të radikalizohen. Këshilli organizativ i protestës njoftoi se iniciativën e tyre me firmat e mbledhura për mbylljen e këtyre lokaleve, ua kanë dërguar edhe Inspektoriatit të tregut, Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Gostivar dhe Sektorit të Urbanizmit pranë Komunës së Vrapçishtit.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU