HUAMARRJE PREJ GJYSMË MILION EURO, NUK KA DETAJE SE SI DO TË SHPENZOHEN PARATË

553
0
SHPËRNDAJE

Huamarrja e re në vlerë prej gjysmë miliard euro është në interes të ekonomisë së Maqedonisë. Ministri i financave, Tevdovski, u mundua të arsyetoj lëshimin e eurobondit të gjashtë me radhë. Ai ceku se bëhet fjalë për shkallë të interesit më të ulët deri më tani për kthimin e parave, por nuk dha detaje se si do të shpenzohen ato mjete. Sjellja e tillë shkaktoi reagime në opozitë dhe tek ekspertët.

Pas kumtesës së mbrëmshme se Ministria e financave nëpërmjet lëshimit të eurobondit ka marrë  borxh në vlerë prej gjysmë miliardë eurove nga tregu ndërkombëtar, sot ministri Tevdovski u mundua të arsyeton se për çka do të shpenzohen ato para. Ai i përmendi investimet kapitale dhe pagat e administratës, por edhe kthimin e borxheve të vjetra. Tevdovski disa herë përsëriti se kyçe për këtë huamarrje ka qenë shkalla e ulët e interesit prej 2.7%.

“Për herë të parë Maqedonia ka shkallë të interesit e cila është më e ulët se rritja e pritur ekonomike. Dhe kjo do të thotë se rritja duhet ta ulë borxhin. Kjo gjë paraqet menaxhim i suksesshëm i borxhit publik”, u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, vlerësojnë se mjetet nga huamarrja e re, qeveria nuk do t′i shfrytëzoj për projekte të cilat do të jenë në interes të qytetarëve.

“Qytetarët e R. Maqedonisë i kanë parë politikat anti-shtetërore që kjo qeveri po i zbaton. Ata e futën në borxh Maqedoninë për gjysmë miliard euro, ndërsa paratë i shpenzojnë për përmbushjen e nevojave megalomane”, nga VMRO-DPMNE.

Në lidhje me këtë huamarrje reagoi edhe instituti për hulumtime ekonomike “Finance think”. Ekspertët vlerësojnë se opinioni nuk është informuar në kohë për këtë veprim të qeverisë edhe pse ata premtuan transparencë.

“Qytetarët duhet të dinë se për çka harxhohen parat e tyre dhe posaçërisht paratë prej huamarrjeve të mëdha si këto. Finance Think e kundërshton përdorimin e floskulës “mjetet e eurobondeve të shfrytëzohen për nevoja të buxhetit”, nga Finance Think.

Ky  është eurobondi i gjashtë me radhë që shteti e lëshon në shitje. Në vitin 2005 u lëshua eurobodni i parë në vlerë prej 170 milion eurove me shkallë të interesit prej 4,6%. Katër vite më vonë u lëshua eurobondi i dytë në vlerë prej 175 milion eurove me shkallë të interesit prej 9.9%. Në vitin 2014 u lëshua eurobodni i tretë prej 500 milion eurove me kamatë pothuajse prej 4%, ndërsa një vit më vonë u lëshua eurobondi i katër në vlerë prej 270 milion eurove me shkallë interesi prej 4.9%. Në vitin 2016 eurobondi kishte vlerë prej 450 milion eurove ndërsa shkalla e interesit ishte 5.6%.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU