ALLAGJOZOVSKI: “TË ANULOHEN VENDIMET E MRTV PËR FINANCIM TË KËNGËVE”

520
0
SHPËRNDAJE

Ministri i kulturës Robert Allagjozovski, sot në Manastir  kumtoi  se në mënyrë joligjore janë sjellë vendime për konkurset për financim të këngëve sipas Ligjit për mbështetje të produkcionit muzikor vendor, vendim i sjell nga Radio televizioni i Maqedonisë. Ai tha se Ministria ka dërguar mbikëqyrje  inspektorale prej së cilit është konstatuar se janë tejkaluar afatet për sjelljen e vendimeve në lidhje me atë se cilat këngë dhe autorë do të mbështeten me këtë Ligj.

“Nga ana e mbikëqyrjes inspektorale , udhëheqësia e RTVM-së u paralajmërua se po ballafaqohet me përgjegjësi penale për shkak të vendimeve joligjore me të cilat dëmtohet buxheti dhe të cilat paraqesin keqpërdorim. Gjithashtu, udhëheqësia e RTVM-së u paralajmërua se nënshkrimi i marrëveshjeve me autorët në bazë të të njëjtave vendime do të paraqet shkelje shtesë të ligjeve dhe bazë të re për përgjegjësi penale”, u shpreh Robert Allagjozovski, Ministër i Kulturës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU