10 VJET NGA FATKEQËSIA ME HELIKOPTER, SHEQERINSKA: RAPORTET DO TI DORËZOHEN PROKURORIT TË RI

565
0
SHPËRNDAJE

Sot bëhen 10 vjet nga fatkeqësia me helikopter afër fshatit Bllacë-Katllanovë, ku humbën jetën 11 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Prej asaj dite e vërteta se si ndodhi dhe kush është fajtori për këtë fatkeqësi ende nuk dihen. Familjarët thonë se vite me radhë kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zbardhin rastin, por se nuk ka pasur asnjë interesim nga ana e tyre. E ndërkohë, ministrja Radmilla Sheqerinska thekson se të gjitha të dhënat dhe raportet që i posedon institucioni që ajo drejton do t’i dorëzohen prokurorit të ri në qoftë se ekzistojnë dilema për fatkeqësinë.

Po vendosin lule dhe po ndezin qirinj për bijtë e tyre të cilët para 10 viteve në një fatkeqësi në helikopter humbën jetën. Njëri ndër 11 pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë i cili kishte pësuar në këtë fatkeqësi ishte edhe i biri i Stojan Spasovskit, Brane Spasovski i cili tha se deri tani ka kërkuar informata dhe se ka trokitur në çdo derë për ta kuptuar të vërtetën dhe qëllimin e fatkeqësisë, por sipas tij edhe pas 10 viteve ende ka mbetur enigmë se kush është fajtori për fatkeqësinë.

“10 vite mbaruan nuk ka fajtor edhe pse e dimë se ka, e për këtë askush as nuk guxon që të hetojë. Ndoshta do të vijë dita që do të dihet por ne ndoshta nuk do të jemi gjallë. E shihni vet se si jemi. Të gjithë ata që janë fajtor për fëmijët tanë që i kemi humbur do ti zë e haku jonë”, u shpreh Stojan Spasovski, babai i të ndjerit Brane Spasovski.

11 pjesëtarëve të rënë, lule ju vendosi edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ajo tha se të gjitha të dhënat dhe raportet për fatkeqësinë do t’i dorëzohen prokurorit të ri në qoftë se ekzistojnë  dilema për fatkeqësinë.

“Muajt e fundit kisha takim me një pjesë të familjeve të viktimave dhe nga ata dëgjova kritika në drejtim të hetimeve për fatkeqësinë dhe ata e treguan pakënaqësinë e tyre. Kam marr obligim që të gjitha të dhënat dhe raportet të cilat janë në dispozicion në Ministrinë e Mbrojtjes t’i dorëzohen prokurorit të ri”, tha Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Pjesëtar e Armatës së Republikës së Maqedonisë të cilët më 12 janar 2008 në Bllacë-Katllanovë humbën jetën në fatkeqësinë në helikopter duke u kthyer nga misioni “Altera” në Bosnjë dhe Hercegovinë janë: Toni Spasovski, Goran Ristovski, Brane Spasovski, Igor Gjoreski, Janko Shiriq, Miki Jovanovski, Aleksandar Taskovski, Aleksandar Vasiq dhe Zlatko Velanovski.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU