PROTESTË PARA SHTËPISË SË KAHREMANIT, ISMAILI: “KY GRUP I VOGËL KA TRADHTUAR PARIMET E BESËS”

1310
0
SHPËRNDAJE

Kriza e Lëvizjes Besa ka përfshirë në debatet publike edhe emrin e Adnan Ismailit. I përfolur si njeriu që qëndron pas Besës, duke e cilësuar se është në krahun e Kasamit apo të Kahremanit, ai mes rreshtave tha se është i dëshpëruar nga kryetari Kasami dhe ka një shpresë prej Kahremanit. Profesori universitar thotë se ka raporte miqësore me krerët e Besës.

“Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe kryetari i deritanishëm i Lëvizjes Besa, si dhe disa anëtarë të Kryesisë. Por, gjërat sot kanë degjeneruar mbase dhe për disa prej tyre tash jam bërë një ‘person i apostrofuar’, ngase ata më përmendin dhe më ulin në bankën e të akuzuarit për gjëra që unë nuk kam asnjë lidhje. Sipas meje, ky grup i vogël kanë tradhtuar parimet, me të cilat dikur mburreshin dhe sot nuk e përmbajnë dot veten për t’i implikuar të gjithë ata që mbase dikur edhe u kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme. Lajmi se Nexhbedin Kahremani, tashmë është drejtues i Besës, për mua është një shpresë për politikën shqiptare në Maqedoni”,tha Adnan Ismaili, Profesor Universitar.

Por, Kahremani shprehet i pasigurte të mbaj këtë post deri më 24 shkurt. Sot në Tetovë dhjetëra persona u mblodhën para shtëpisë së u.d. kryetar i Lëvizjes Besa. Ata kërkojnë nga Kahremani, të dorëzoj postin e deputetit, për shkak se sipas tyre, ai ka vepruar kundër statutit të partisë.

“Ju jeni dëshmitar që aktiviteti i sotshëm është shumë paqësorë e demokratik, ku struktura e aktivistëve të Lëvizjes Besa shprehin indinjatën dhe revoltën e tyre në lidhje me veprimet e deputetit Kahremani. Ne i apelojmë atij që të pozicionohet në anën e asaj që e dëshirojnë strukturat e Lëvizjes Besa në Tetovë me rrethinë, në anën e kryetarit Bilall Kasami. Nëqoftëse nuk pozicionohet, atëherë i bëjmë thirrje që të deponoj dorëheqjen e pozicionit të deputetit të Lëvizjes Besa”, u shpreh Abdush Demiri, Zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Para se të ndodhte protesta nga zyra për informim e Lëvizjes Besa, njoftua se sërish është kërcënuar me jetë Nexhmedin Kahrimani. Në komunikatë u paralajmërua se një grup i njerëzve, do ta sulmojnë ambulancën e Kahremanit. Por nga SPB Tetovë thonë se në këtë vend ka vetëm një protestë të qetë.

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU