ARRESTOHET NJËRI NGA “MASKAT E ZEZA” TË KUVENDIT

412
0
SHPËRNDAJE

Arrestohet Mlladen Dodevski, njëri nga 5 të kërkuarit prej policisë për dhunën e shkaktuar të enjten e përgjakshme në Kuvend. Më 4 janar MPB pati lëshuar flet arrest ndërkombëtar për kërkimin e të akuzuarve me maska, të cilët dyshohen për veprën “cenim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë”, ku më 27 prill turma e protestuesve demoloi godinën e Kuvendit dhe sulmoi fizikisht deputetët.

Nga MPB thonë se M.D. është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në Shkup dhe u dërgua në stacionin policorë të Kisella Vodës. Meqenëse, kishte procedurë të hapur nga Prokuroria Publike dhe shqiptim të masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata penale, Dodevski është dorëzuar në Qendrën e paraburgimit të Shutkës. Me akuzë të njëjtë, Gjykata penale ka kërkuar paraburgim edhe për të dyshuarit Aleksandar Vasilevskin-Ninxha, Nikolla Mitrevskin-Kolo, Dejan Davidovskin dhe Mitre Pitropovskin, të cilët vazhdojnë të jenë të arratisur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU