Në Prishtinë filloi gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

TË FUNDIT

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filloi sot procesi gjyqësor për vrasjen e liderit të Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq. 

Gjyqtari Valon Kurtaj, i informoi të gjithë të pranishmit se përderisa nuk lexohet akuza, mediat mund të qëndrojnë në  sallën e gjyqit dhe ta incizojnë seancën, derisa pas kësaj incizimi do të ndalohet, por mediat do të mund ta ndjekin gjykimin, lajmëroi Beta. 

Kryeprokurori Burim Çerkini tha se vrasjen e Ivanoviqit e ka kryer “grupi i organizuar kriminal”. 

“Më janar të vitit 2018, në Mitrovicë, i akuzuari, duke vepruar si grup i organizuar i udhëhequr nga Millan Radojçiq, me vetëdije dhe me qëllim ka kryer vepër penale vrasje të rëndë”, tha ai. 

Akuzohen Marko Rosiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq. 

Kjo është aktakuza e tretë e ndryshuar në rastin me vrasjen e Oliver Ivanoviqit i cili u vra më 16 janar para selisë së parties së tij.