Protestave në Mianmar iu bashkëngjitën edhe profesorë universitar

TË FUNDIT

Grupi i ri i organizuar i cili sot iu bashkua lëvizjes të mosdëgjushmërisë civile janë profesorë universitarë në Mianmar, ndërsa disa ligjërues refuzuan të punojnë ose të bashkëpunojnë me zyrtarë në protestë kundër regjimit ushtarak.

Me shirita të kuq dhe transpranet, një numër i madh i ligjëruesve dhe stafit tjetër u mblodhën sot përpara ndërtesës të Universitetit Jango.

“Nuk e duam këtë grusht shteti ushtarak që i ka marrë në mënyrë të kundërligjshme pushtetin qeverisë sonë të zgjedhur,” thanë protestuesit.

Rreth 200 nga 246 punonjës të Universitetit u bashkuan me protestën.

Fushata e mosdëgjueshmërisë civile filloi midis punonjësve të mjekësisë menjëherë pas grushtshtetit ushtarak të hënën, por që atëherë është zgjeruar duke përfshirë studentë, grupe të të rinjve dhe disa punonjës të sektorit privat dhe publik.