ZBULOHEN VALLËTARE ILEGALE NË TETOVË E GOSTIVAR

829
0
SHPËRNDAJE

Gjatë një aksioni kontrollues të SPB Tetovë për zbulim të personave me qëndrim ilegal dhe punë në tre objekte hotelierike në Sedllarcë të Epërme të Tetovës dhe Raven të Gostivarit janë arrestuar dy shtetase shqiptare dhe një serbe, të cilat do të deportohen, ndërsa katër shtetaseve nga Shqipëria u është shqiptuar gjobë prej 400 euro dhe janë dëbuar nga shteti.

Shtetaset e huaja janë arrestuar në Stacionin policor Gostivar dhe Tetovë, për shkak të qëndrimit të paparaqitur dhe keqpërdorim të qëndrimit turistik në RM dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të dorëzohet parashtresë adekuate dhe do të deportohen në shtetet e tyre amë, informojnë nga MPB-ja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU