STEFAN VUJÇIÇ VESH FANELLËN E SHKUPIT

541
0
SHPËRNDAJE

Skuadra e FC Shkupi sot ka arritur të bëjë edhe blerjen e tretë të afatit kalimtar, duke sjellë në kampin bardh e kaltër mesfushorin gjermano kroat Stefan Vujçiç.
Vujçiç bashkohet me Shkupin pas largimit nga skuadra e Shkëndijës, duke nënshkruan me Shkupin kontratë 6 mujore, me mundësi për të vazhduar edhe një vit tjetër.

Mesfushori me përvojë karrierën e tij e kishte nisur në Gjermani me ekipin e Ligës së Tretë Holstein Kiel, që më pas të afrohet te Raboptniçki në vitin 2010, e më pas transferohet në ligën e parë kroate te inter Zapreshiç. Nga Kroacia Vujçiç përsëri rikthehet në Maqedoni te Rabotniçki me të cilët luajtur tri vite, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU