BE PO VENDOS THEMELET PËR ZGJERIM

493
0
SHPËRNDAJE

Junker: Shtetet e Ballkanit duhet të zbatojnë reformat

Presidenti i Komisionit të Evropës, Zhan Klod Junker, deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë perspektivën evropiane, se këto shtete nuk do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian gjatë mandatit të tij si president i Komisionit të Evropës, por shtoi se duhet të vendosen themelet për këtë.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky anëtarësim nuk do të ndodhë gjatë mandatit tim në krye të Komisionit të Evropës, por duhet të vendosim themelet për këtë, ndërsa këto shtete duhet të realizojnë reformat e domosdoshme në mënyrë që anëtarësimi të ndodh sa më shpejtë”, tha Junker në intervistën për DW.

Junker falënderoi Bullgarinë për faktin se afrimin e Ballkanit me unionin e ka cilësuar si një nga temat kryesore të kryesimit gjashtëmujorë të Këshillt Evropian nga ana e saj dhe shtoi se Bullgaria mund të ndërtoi ura mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ngase njeh rajonin, kulturën dhe gjuhën. /21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU