VAZHDON KTHIMI I DJEMVE NGA SLLOVAKIA, TË MASHTRUAR, TANI NUK KANË SI TË KTHEHEN

801
0
SHPËRNDAJE

Ky është vendi në Sllovaki, në të cilin shkuan djemtë nga Maqedonia për të punuar.

Por, me që nuk doli ashtu sikur u ishte premtuar, ata po detyrohen të kthehen mbrapsht.

Gjatë ditës së sotme janë kthyer edhe 10 persona, shtatë nga Shkupi dhe tre na Kumanova.

Këta të fundit arritën rreth orës 15 në stacionin kryesor të autobusëve në Shkup.

Ata ishin të revoltuar, pasi personi që u kishte premtuar punë dhe kushte të mira, thonë se i kishte gënjyer, ndërsa disa shokë të tyre, janë në kushte të vështira dhe se nuk po gjejnë mundësi se si të kthehen.

“Të tjerët kanë mbetur atje, nuk kanë para të kthehen, kanë mbetur pa të holla dhe janë për të ardhur keq. Nuk e di se si do të kthehen, ne kemi harxhuar nga 500-600 euro që të kthehemi përsëri këtu ne shpëtuam por nuk di se si tu ndihmojmë të tjerëve”, tha Atnan Avdievski.

Ky është grupi i dytë që po kthehen nga Sllovakia. Ata e kanë paraqitur rastin në në polici.

Tv21 kontaktoi me Ministrin e Punëve të Brendshme.

Nga atje konfirmojnë ka pasur një denoncim, por vetëm në linjë telefonike.

“Në lidhje me kërkesën tuaj, ju informojmë se më 09.01.2018 ka pasur denoncim telefonik për qytetar të mashtruar të cilët janë kthyer nga Sllovakia. Kur nëpunësit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes (në parkingun përball Panairit të Shkupit) nuk ka pasur askush. Deri më tani nuk ka asnjë denoncim nga ndonjë qytetar i cili ka ardhur personalisht të jap deklaratë në stacionin policor”.- MPB.

TV21 gjatë ditës së djeshme kontaktoi Vllatko Gjorgjievskin personin i cili i ka dërguar djemtë në Sllovaki. Ai theksoi se djemtë që kanë mbetur atje janë mirë dhe se kanë filluar me punë. Ai gjithashtu thotë se nuk janë të vërteta ankesat e persona të cilët kanë vendosur të kthehen mbrapsht. Gjatë ditës së djeshme, nga Sllovakia u kthyen 20 persona të  fshatit Kopanicë.

 

Përgatiti: Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU