PLAN I RI I ADMINISTRATËS AMERIKANE, ME ARMË BËRTHAMORE TË “QETËSOHET” RUSIA

513
0
SHPËRNDAJE

Administrata e Presidentit Donald Tramp planifikon të zbusë kufizimet për përdorimin e armëve bërthamore dhe të filloi procesin e zhvillimit të predhave të reja bërthamore.

Siç raportuan agjencitë e lajmeve, këtë e tha Xhon Vollfstal, ish-asistenti special i ish-Presidentit amerikan, Barak Obama, i cili ka qenë përgjegjës për kontrollin e armatimit.

Vollfstal tha se ka pasur qasje në dokumentat me të cilën propozohet ideja që të zhvillohen predha bërthamore, të cilat mund të montohen në raketat e tipit Trident 5.

“Kjo politikë kundrejtë armëve bërthamore është shumë më luftarake se ajo, e cila është proklamuar nga administrata e Obamës. Atëbotë synohej që të zvogëlohet roli i armëve bërthamore në sistemin amerikan të Mbrojtjes”, citoi Gardian Vollfstalin.

Në bazë të planit të ri, janë zgjeruar edhe rrethanat, në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të përdorin armët bërthamore, duke dhënë lejen se armët bërthamore mund të shfrytëzohen edhe në rastet kur sulmet me armë jo-bërthamore nga armiku shkaktojnë numër të madh të viktimave.

Me gjasë, me këtë plan, administrata e Trampit synon të parandaloi Rusinë që të përdorë predha taktike gjatë konflikteve eventuale në Evropën Lindore.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU