RUSIA KA MASHTRUAR TË GJITHË, NË MANOVRA KA SIMULUAR SULMIN KUNDËR NATO-s

445
0
SHPËRNDAJE

Sipas ushtarakëve estonezë

Manovra gjithëpërfshirëse ushtarake e forcave të armatosura të Rusisë, e cila u zhvillua në shtator të vitit të kaluar, ishte simulim i një sulmi të madh kundër NATO-s, deklaroi komandanti i forcave estoneze të Mbrojtjes.

Komandanti Riho Teras konfirmoi frikën e NATO-s se manovra, me emrin “Perëndimi 2017”, është shfrytëzuar për të simuluar konfliktin me shtetet anëtare të aleancës, që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të dëshmuar aftësinë e ushtrisë ruse që të vë në lëvizje një numër të madh të ushtarëve brenda një periudhe të shkurtë kohore, në rast të ndonjë konflikti.

Manovrat, që u zhvilluan në territorin e Bjellorusisë, në Detin Baltin, në perëndim të Rusisë dhe në Kaliningrad, sipas zyrtarëve rusë ishin simulim i reagimit ndaj ndonjë sulmi të mundshëm nga ana e militantëve.

Megjithatë, në intervistën dhënë gazetës gjermane, Billd, Teras tha se në të vërtetë bëhet fjalë për një simulim të një lloji krejt tjetër.

“Të jemi të qartë, në manovrat Perëndimi 2017, Rusia ka simuluar një sulm të madh kundër NATO-s. Ai nuk ka qenë i drejtuar vetëm kundër shteteve të Baltikut, por bëhet fjalë për një seri të manovrave, të cilat janë shtrirë thellë në veri, deri në Detin e Zi”, tha Teras.

Billd më herët pati shkruar se në këto manovra kanë marrë pjesë më shumë se 12 mijë ushtarë, sa ishte shifra zyrtare e ofruar nga Moska.

Sipas marrëveshjes së Vjenës, manovrat ushtarake, në të cilat marrin pjesë mbi 13 mijë ushtarë, duhet të jenë të hapura për vëzhguesit nga shtetet tjera, të cilët do të kenë mundësi të përcjellin stërvitjet dhe të flasin me ushtarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU