ARRIHET PAJTIMI, KARLES PUXHEMONT SËRISH UDHËHEQËS I KATALONISË

477
0
SHPËRNDAJE

Partitë kryesore separatiste në Kataloni janë pajtuar që më vonë gjatë këtij muaji të zgjedhin sërish për udhëheqës të rajonit ish-kryeministrin e shkarkuar, Karles Puxhemont, ka njoftuar sot një zëdhënës i tij.

Puxhemont, i cili është kryetar i partisë Së Bashku për Kataloninë, ka arritur marrëveshjen me Marta Roviran, zëvendëspresidente e Të Majtës Republikane të Katalonisë, e cila aktualisht është duke e kryesuar këtë parti, pasi që kryetari Oriol Zhunkeras, po mbahet në burg.

Parlamenti i ri i Katalonisë seancën e parë do ta zhvilloi më 17 janar. Puxhemont, i cili u arratis në Belgjikë, për t’iu shmangur arrestimit për shkak të akuzave për kryengritje, nxitje dhe keqpërdorim të mjeteve publike, planifikon që deputetëve të parlamentit të ju drejtohet nepërmjet një video-lidhje. Puxhemont deklaroi të martën se aktualisht nuk ekziston mundësia që ai të kthehet në Kataloni.

Partitë që angazhohen për pavarësinë e Katalonisë fituan zgjedhjet rajonale që u zhvilluan më 21 dhjetor, e të cilat u zhvilluan pasi që kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoj, shkarkoi Puxhemontin dhe kabinetin e tij, pas shpalljes së pavarësisë së Katalonisë, që u shpall pas referendumit për pavarësi që u zhvillua më 1 tetor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU