KRYEMINISTRI HUNGAREZ KUNDËR REFUGJATËVE

461
0
SHPËRNDAJE

Orban: Nuk do të lejojmë invadimin e Hungarisë.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se populli hungarez nuk dëshiron migrantë dhe se Qeveria e tij nuk mund të veproi në kundërshtim me vullnetin e popullit në lidhje me këtë çështje të rëndësishme, duke shtuar se ata të cilët tentojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian nuk i sheh si refugjatë myslimanë, por si një forcë invaduese myslimane.

“Kur ata që arritën në kufijtë e Hungarisë në vitin 2015 hynë ilegalisht në vend, nuk ishte kjo një valë e refugjatëve, por ishte invazion. Kurrë nuk kam kuptuar se si Gjermania, si shembull i disciplinës dhe sudimit të ligjit për të gjithë ne, ishte në gjendje të kremtoi hyrjen masive ilegale të refugjatëve, anarkinë dhe kaosin. Kjo nuk është një gjë e mirë”, tha Orban në intervistën dhënë gazetës Billd.

Duke konstatuar se Gjermania gjithëmonë ka pranuar refugjatë, ndërsa Hingaria jo, Orban tha se vendi i tij kontributin po e jep duke mbrojtur kufijtë e zonës Shengen.

Duke nënvizuar se populli hungarez nuk dëshiron refugjatë, Orban tha se është kjo çështje e sovranitetit dhe identitetit kulturor dhe se duhet të ruhet e drejta për të vendosur për atë se kush do të jetojë në Hungari.

Kryeministri hungarez gjithashtu këmbënguli se numri i madh i refugjatëve myslimanë do të rezultoi me formimin e shoqërive paralele, ngase sipas tij multikulturalizmi është një iluzion dhe se shoqëria myslimane dhe ajo e krishtere nuk do të lidhen kurrë mes vete.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU