NDIKIMI I RUSISË NË BALLKAN, BUGAJSKI: MOSKA PO PËRDOR STRATEGJINË “PËRÇAJ DHE SUNDO”

454
0
SHPËRNDAJE

Analisti amerikan, Janush Bugajski, vlerësoi se Moska do të vazhdoi të nxisë tendosje mes shteteve fqinje në Ballkan, me ndihmën e propagandës dhe provokimeve.

Hulumtuesi i Qendrës për Analizë së Politikës Evropiane tërhoqi vërejtjen se Moska do të përpqet që të shfrytëzoi të gjitha grindjet dypalëshe në Evropën Juglindore, për të nxitur një konflikt më të thellë.

Sipas fjalëve të Bugajskit, strategjia me të cilën Moska po minon fqinjët në Evropën Juglindore është shembull i politikës klasike të Rusisë cariste, e që është strategjia përçaj dhe sundo.

Ai më tutje qartësoi se grindjet shumëvjeçare dypalëshe në rajon nuk do të zhdukën brenda natës dhe se shoqëritë në rajon nuk duhet të lejojnë që një palë e tretë ti shfrytëzoi këto grindje në favor të saj.

Bugajski tha se të gjitha qeveritë në rajon duhet të bashkëpunojnë në mënyrë efikase me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, pasi që sipas tij, Moska do të përzihet në të gjitha zgjedhjet në rajon, siç bëri në zgjedhjet në Mal të Zi, në vitin 2016, kur tentoi që me anë të një puçi të përmbys qeverinë në Podgoricë.

Analisti amerikan u shpreh se beson se integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO mund të arrihet gjatë dekadës së ardhshme.

“Bashkimi Evropian ndoshta nuk është strukturë ideale, për shtetet që tashmë janë anëtare, por për shtetet që aspirojnë anëtarësimin, unioni siguron një prosperitet ekonomik dhe politik. Thëmë se për rajonin e Ballkanit Perëndimor kjo rrugë nuk ka alternativë. Alternativa është izolacionizmi, pasiguria edhe më e madhe dhe konfliktet”, konstatoi Bugajski.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU